Skandal / Gjyqtarja e korruptuar Pajtime Fehu po liron nga burgu Klement Balilin në këmbim të parave të drogës, Eskonari i Ballkanit aleat i Ilir Metës

Pa Kategori

Publikuar: 07/11/2021

Skandal / Gjyqtarja e korruptuar Pajtime Fehu po liron nga burgu Klement Balilin në këmbim të parave të drogës, Eskonari i Ballkanit aleat i Ilir Metës

Gjyqtarja e akuzuar për afera korruptive, pa veting dhe në prag pensioni, Pajtime Fetahu, po përgatit terrenin për të liruar nga burgu Klement Balilin, i njohur edhe si Eskobari i Ballkanit, me lidhje të forta me Ilir Metën.

Gjyqtarja Fetahu, e cila kohë më parë u shfaq në një video teksa festonte në lokalin e bosit të krimit Suel Çela, të cilit më parë i kishte mbyllur një dosje për vrasje, po merr vendime korruptive para se të shkarkohet nga Vetingu.

Vendimi i radhës është ulja e dënimit për bosin e drogës, Klement Balili, i dënuar me me 10 vite burg. Ulja e dënimit dyshohet se do të bëhet në këmbim të parave të drogës.

Gazetari Elton Qyno jep alarmin, teksa shkruan se “Klemend Balili, i konsideruar nga mediat Greke si “Eskobari i Ballkanit”, u dënua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me 10 vite burgim për akuzën e “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Pavarësisht se sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve, ky dënim duhej të kryhej në një burg të sigurisë së lartë, nëpërmjet marifeteve nga jashtë burgut, Balili, arriti të bindte gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, se ishte i sëmurë dhe duhej të vuantë dënimin në një sektor burgimi të sigurisë së zakonshme. Balili ndryshoi sigurinë e burgut, në muajin Korrik 2021. Ndërsa tashmë, sërisht që prej datës 28 Tetor 2021 ka shkuar me një kërkesë tjetër në gjykatën e Elbasanit, duke ju lutur gjyqtares Pajtime Fetahu, që t’i ulë dënimin në masën e 90 ditëve. E sigurisht që nuk besoj të ndodhë e kundërta. Deri para Vitit të Ri, gjyqtarja do ja ketë plotësuar këtë kërkesë, Balilit. E thoni pastaj si lirohen kaq shpejt, këta që meren me trafik droge. Ja pra si lirohen, se nuk bëjnë shkencë jo…“.

Gjytarja Fetahu njihet për afera të panumërta. Gjyqtarja është bërë objekt hetimi dhe debatesh në organet e Vetingut, gjatë rivlerësimit të prokurorëve që i kanë mbyllur dosjet e aferave për falsifikim vendimesh, grabitje pronash si dhe denoncimet e shumta për korrupsion. Kaq flagrante dhe të rënda janë skandalet e Pajtime Fetahut në Gjykatën e Elbasanit sa që dosjet e saj kanë rrezikuar shkarkimin e prokurove që e kanë hetuar.

Dafine Peci, një zonjë nga fshati Gjinar në Elbasan denoncoi Pajtime Fetahun se kishte marrë dy vendime identike me sipërfaqe të ndryshme për pronën e saj. Në një nga vendimet prona e njohur është 314 hektarë e katër dynym dhe në tjetrin 383 hektarë e katër dynym. Denoncuesja pretendonte se vendimi me sipërfaqe më të madhe është i falsifikuar.

Dosja është mbyllur nga prokurorja Millonai në vitin 2012. Komisioni i Vetingut arriti në konkluzionin se dosja e skandalit të Pajtime Fetahut është mbyllur në kundërshtim me ligjin dhe madje gjyqtarja as nuk është marrë në pyetje.

Në vitin 2017, ajo u kap në flagrancë nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka. Menjëherë pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët. Fetahu u pezullua nga detyra me vendim të KLD-së. Megjithatë, Pajtime Fetahu arriti t’i shpëtonte ndëshkimit dhe të rikthehej një vit më pas sërish në gjykatën e Elbasanit.

E ekspozuar në krah të krimit dhe mafies në Elbasan, Pajtime Fetahu është përfshirë edhe në shantazhe dhe kërcënime ndaj gazetarëve, të cilët kanë raportuar rreth aktivitetit të saj.

Kohët e fundit është publikuar një video e rëndë dhe diskredituese për drejtësinë, ku gjyqtarja Pajtime Fetahu shfaqet duke festuar një lokalin e Suel Çelës, një personazh i njohur i botës së krimit, subjekt i OFL dhe i drejtësisë. Në 22 janar të vitit 2008, Pajtime Fetahu ka marrë pjesë në mbylljen e një dosje me të pandehur pikërisht Suel Çelën, i akuzuar nga prokuroria për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Tre ditë pas publikimit të videos, nuk ka asnjë reagim nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, institucion që paguhet për ruajtjen e integritetit të gjyqtarëve.