Lulzim Basha ‘bombardon’ Sali Berishën: Koha e tij ka mbaruar, përdori PD-në për Familjen

Pa Kategori

Publikuar: 07/11/2021

Lulzim Basha ‘bombardon’ Sali Berishën: Koha e tij ka mbaruar, përdori PD-në për Familjen

Thellohet më tej konflikti mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. I gjendur nën sulmet intensive të Berishës, Basha vendosi t’i përgjigjet ashpër pasditen e sotme.

Pas mbledhjes së kryesisë së grupit të PD-së, Basha tha se koha e Sali Berishës ka mbaruar.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”, tha Basha.

Lulzim Basha në spiralen problematike ku ka hyrë PD futi edhe Edi Ramën.

Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”.