Genta Kaloçi, fansja e Nexhmies që shpreh kënaqësi për fatkeqësitë e njerëzve antikomunistë, deklarata e kobshme

Pa Kategori

Publikuar: 07/11/2021

Genta Kaloçi, fansja e Nexhmies që shpreh kënaqësi për fatkeqësitë e njerëzve antikomunistë, deklarata e kobshme

Genta Kaloçi ka shokuar rrjetin me një postim të saj në Facebook duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit 18-vjeçar të shkrimtares Flutura Açka dhe të djalit të Visar Zhitit.

Dy fatkeqësitë kanë tronditur shqiptarët dhe prekur këdo, por Genta Kaloçi, ka shprehur gëzim edhe për fatkeqësitë e shkrimtarëve të tjerë.

Për çfarë? Thjesht për faktin se ata ishin antikomunistë! Në media ajo po etiketohet si psikologe, komuniste, kandidate për deputete dhe shkrimtare.

Postimi i Kaloçit
Fatkeqësi?? Jo
Drejtësi? Po
Ashpërsi? Mbase për disa
Açka, Zhiti, Ngjela, Peka, Velo, etj, etj si këta sperma të prishura përse Natyra i godet me shfarosje të farës, fëmijëve të parë dhe të vetëm, pikërisht atëherë kur mendojnë se kanë siguruar pasardhësin e tyre dhe gjoja kanë përjetuar prindërimin e budallikut e injorancës së tyre??

Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore (përveçse me padrejtësi e krime njerëzore)!?
Asgjë nuk është rastësi. Mendojeni këtë variant kaq të thjeshtë, se kuptimi i së drejtës dhe jetës fshihet në këto raste e detaje kaq të thjeshta.
Gjithçka shpaguhet në jetë, sidomos mosmirnjohja dhe padrejtësia kur i jep gojës para mëndjes.