Arrestohet avokati Joni Musku për trafik droge drejt Greqisë, grupi kriminal prej muajsh nën hetim, u kapën mbi 100 kg kanabis

Pa Kategori

Publikuar: 07/11/2021

Arrestohet avokati Joni Musku për trafik droge drejt Greqisë, grupi kriminal prej muajsh nën hetim, u kapën mbi 100 kg kanabis

Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmë në Korçë ka çuar në pranga disa persona, mes të cilëve edhe avokatin Joni Mosku. Nga aksioni është kapur edhe një sasi e konsiderueshme kanabis ku mendohet se janë mbi 100 kg kanabis.

Mësohet se dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit ndërsa një mjet tjetër në Kapshticë.

Sasia e drogës ende nuk dihet pasi vijon të peshohet, por bëhet fjalë për më tepër se 100 kg.

Hetimi disa mujor ka bërë që mjetet të ndiqen nga policia e Korçës deri në Goricë dhe i kanë kapur në palën shqiptare.

Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve por mes tyre është avokati Joni Mosku.

Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen më makinë.