Tenderi 6 milion euro nga Olta Xhaçka për ndërtimin e Muzeut të Ushtrisë, e zbulon ish- zv.komandati i FA: Niko Peleshi evidentoi shkeljet dhe nuk lejoi financimin e projektit

Pa Kategori

Publikuar: 06/11/2021

Tenderi 6 milion euro nga Olta Xhaçka për ndërtimin e Muzeut të Ushtrisë, e zbulon ish- zv.komandati i FA: Niko Peleshi evidentoi shkeljet dhe nuk lejoi financimin e projektit

Një tender abuziv i 2019, kur në detyrë ishte Olta Xhaçka, është zbuluar së fundmi në Ministrinë e Mbojtjes, ku ishte firmosur një tender sekret për ndërtimin e muzeut së Ushtrisë në fshatin Bërzhistë në Tiranë, që shpenzoi 6 milion euro.

Përpos shpenzimit të 6 milionë euro ndërtimi i muzeut është në përfundim dhe duhet të merret në dorëzim. Por objekti është jofunksional, pasi në tender nuk është parashikuar as lidhja me utilitetet si uji apo energjia elektrike dhe as vënia e tij në funksion.

Sipas “Mcntv” kjo hedh dyshime të forta se e gjithë procedura është kryer thjesht dhe vetëm për të shpenzuar 6 milionë euro pa garë dhe në mënyrë sekrete dhe jo për të realizuar një investim funksional me paratë e qytetarëve.

Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, i cili i ka bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese të nisin verifikimet dhe më pas hetimin mbi ligjëshmërinë e klasifikimit të kësaj procedure dhe nëse ka shkelje të vënë nën hetim të gjithë personal përgjegjës. Ai ka treguar se për shkak të evidentimit të shkeljeve, ministri Niko Peleshi nuk ka lejuar financimin e këtij projekti për vitin 2021 në vlerën 1,4 milion Euro.

E plotë nga Artur Meçollari:

A ka shkelur gazetari ligjin për informacionin e klasifikuar?

Lufta kundër korrupsionit VS sekretit shtetëror

Një gazetar i MCN TV ka zbuluar se prokurimi i Muzeut të FA në Berzhitë në vitin 2019 në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë i klasifikuar.  Legjoslacioni në fuqi lejon klasifikimin e prokurimeve kur ekspozimi i tyre cënon sigurinë kombëtare.

Prokurimi i Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare në vitin 2006 ka qënë i hapur me një kontratë të firmosur nga KM dhe miratuar nga Parlamenti dhe gjendet e publikuar në QPZ.  Po ashtu konttata për anijet të klasit STAN PATROL 4207 me kompaninë DAMEN Shipyards.

Sot FA bëjnë prokurime për sisteme sigurie, sisteme informacioni dhe komunikimi, trajtimin me ushqim të FA dhe të gjitha me tender publikte regjistruar ne APP.  Përse nje Muze i FA, i cili nuk ka asnjë qëllim operacipnal, por do t’ju shërbej turistve shqiptar dhe të huaj pa filter duhet të jetë i klasifikuar.  Një veprim i tillë, duket sikur ka shkaktuar deformim të barazisë së palëve në prokurim dhe ka deformuar të drejtën e informacionit.

Qysh në dhjetor të vitit 2020, në një letër që i kam drejtuar Kryeministrit Rama e kam ngritur këtë çështje, jo në këtë këndvështrim, por duke i ngritur problemin e keqpërdorimit të fondeve publike në projekte të pamiratuara nga programet afatgjata të FA dhe që nuk ka lidhje me kapacitetet e FA, kjo në kushtet e një shkurtimi fondesh për FA për shkak të pandemisë.

Gjithesesi, kontributi i gazetarit ka një pikë që ka nevoj për trajtim ligjor.  A ka shkelur gazetari ligjin për informacionin e klasifikuar në kushtet e klasifikimit të një dokumenti i cili nuk parashikohet me ligj klasifikimi i tij dhe nëpërjet këtij veprimi ka zbuluar një aferë me shuma të mëdha në dëm të interesit publik?

Klasifikimi i kësaj procedure duket qartë është bërë në shkelje të ligjit për të kufizuar informacionin për publikun dhe shkelur barazinë në tender.

Pyetjet thelbësore në trajtimin ligjor të kësaj çështje është: 1) a ka kryer gazetari një sherbim publik?  2) Kush ka prioritet, lufta kundër korrupsionit apo sekret shtetëror?

Institucionet ligjëzbatuese duhet të nisin verifikimet dhe më pas hetimin mbi ligjëshmërinë e klasifikimit të kësaj procedure dhe nëse ka shkelje të vënë nën hetim të gjithë personal përgjegjës.  Po u verifikuar ligjëshmëria e kësaj procedure, nuk mund të nisi asnjë kallëzim ndaj gazetarit.  Një veprim i till do të konsidetohet si ndërhyrje dhe presion në një proces korruptiv të dyshuar. Në dijenin time, pikërisht për shkak të evidentimit të këtyre shkeljeve, Ministri Peleshi nuk ka lejuar financimin e këtij projekti për vitin 2021 në vlerën 1,4 milion Euro