Përplasja me Belind Këlliçin, Lulzim Basha takim në seli për kryetarin e ri të FRPD-së

Pa Kategori

Publikuar: 06/11/2021

Përplasja me Belind Këlliçin, Lulzim Basha takim në seli për kryetarin e ri të FRPD-së

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha do të takojë paraditen e sotme ne oren 11:00 grupin e punës për procesin e zgjedhjeve te kryetarit te ri te FRPD-se.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi.

Shpallja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka agravuar edhe më shumë situatën në selinë blu. Kreu aktual i FRPD, Belind Këlliçi doli kundër vendimit të Bashës, duke e cilësuar atë si nul.

Zgjedhjet në këtë forum vijnë dy vite pas mbarimit të mandatit të Këlliçit. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

Vendimi i kryedemokratit Basha për të shpallur zgjedhjet për drejtimin e Forumit Rinor të PD erdhi 48 orë përpara se Sali Berisha të zhvillojë një takim me të rinjtë e kësaj strukture të PD.