Parashikimi i motit për të shtunën, dita nis me kthjellime por priten kalime vranësirash (Temperatura deri 28°C

Pa Kategori

Publikuar: 06/11/2021

Parashikimi i motit për të shtunën, dita nis me kthjellime por priten kalime vranësirash (Temperatura deri 28°C

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një mini qëndre të presionit të lartë atmosferik në brigjet Jugperëndimore të Ballkanit do të sjellë në territorin Shqiptar dominim të motit të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në orët vijuse priten kalime vranësirash, më të mundshme në skajin verior duke rrezikuar shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.