Treni godet emigrantët në Francë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Pa Kategori

Publikuar: 05/11/2021

Treni godet emigrantët në Francë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren goditi aksidentalisht katër emigrantë që po ecnin në shina në Calais, të Francës veriore.

Sipas mediave, aksidenti ndodhi rreth orës 18:35 të mbrëmjes së së enjtes në linjën hekurudhore që lidh Dunkirk me Calais.

Katër migrantë u goditën. Një person ka vdekur, një është në urgjencë absolute dhe është dërguar në spital, dhe dy të tjerët janë plagosur, por pa një prognozë kërcënuese për jetën,”- tja prokurori publik i Boulogne-sur-Mer, Guirec Le Bras.

Ai tha se dy emigrantët që u plagosën lehtë ishin nga Eritrea dhe se zona ishte një kalim i rregullt për emigrantët që e përdorin atë për të shkuar në kampet në Calais. Shtatëmbëdhjetë persona ishin në tren, por “asnjë nuk u lëndua”, shtoi prokurori.

Vetëm një ditë më parë, një migrant vdiq dhe më shumë se 400 njerëz u shpëtuan pasi disa varka u mbytën në Kanalin Anglez me prokurorin e Dunkirk duke shpjeguar se kishte pasur më shumë aktivitet këtë javë pjesërisht për shkak të motit të butë.

Aksidenti i trenit vjen vetëm një muaj pasi tre emigrantë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë pasi u përplasën nga një tren në Francën jugperëndimore.