Në shtator të këtij vitit, në Gjykatën e Elbasanit, mes grave dhe vajzave të kësaj gjykate, u zhvilluar një mbledhje e padëgjuar kurrë më parë në historinë e drejtësisë në Shqipëri. Kryefjala e mbledhjes ishte gjyqtari i shkarkuar më pas Bujar Musta, i njohur edhe si ‘Hamshori i Elbasanit’, pasi vetëm roja e gjykatës ka shpëtuar pa iu vardisur.
Kryetarja e komanduar e kësaj gjykate, Matilda Fetau, mblodhi gratë dhe vajzat, duke iu pyetur secilën nëse ishin ngacmuar seksualisht nga ‘Hamshori’. Gratë e vajzat mbetën fort t♪ befasuara dhe me gojëhapur nga pyetja e kryegjyqtares. Por, kjo e fundit jo vetëm insistoi, por paraqiti befas edhe një procesverbal mbi tavolinë, për të firmosur nëse ishin ngacmuar apo jo.
Në siklet dhe të befasuara, gratë dhe vajzat firmosën në rresht se nuk ishin ngacmuar, me përjashtim të dy zonjushave, të cilat refuzuan që të firmosnin.
Kjo është vetëm një nga historitë e padëgjuara më parë në Gjykatën e Elbasanit, e cila jo rastësisht tashmë quhet Gjykata e Ofshamave, brenda mureve të të cilës zhvillohet një telenovelë e përditshme dhe reale, me dashuri të ndaluara, tradhti, orgji, përleshje, intriga dhe korrupsion.
Protagonist i një tjetër historie është i ‘famshmi’ Dritan Gina, i shkarkuar si prokuror disa ditë parë. Gina, krahas aferave korruptive dhe ngritjes së një sistemi gjobëvënies me dosje, sfidonte ‘hamshorin’ Bujar Musta në fushën hadallosjes me gratë dhe vajzat e Gjykatës së Ofshamave, nëpër skutat e saj.
Dritan Gina filloi të krekosej dhe të rriste hijen e pushtetit të tij mbi sytë e femrave kur Adriatik Llalla e ngjiti në krye të Prokurorisë së Elbasanit. Llalla, në atë kohë kryeprokuror, kishte mikeshë gruan e Dritan Ginës, ish prokuroren Rovena Gashin, të cilin e kishte emëruar shefe të dekriminalizimit dhe të marrëdhënieve me jashtë.
Pozicioni i shefes së marrëdhënieve me jashtë i jepte mundësi Rovena Gashit që t’i bashkohej Llallës në delegacionet jashtë vendit, që nisën të shpeshtohen! Nga ana tjetër, Dritan Gina nuk ishte edhe aq sylesh sa pandehej nga kolegët e tij.
Gina filloi të organizonte udhëtime, fillimisht brenda vendit, duke marrë me vete kryesisht gratë dhe vajzat, duke përfshirë në këtë tur me natyrë erotike, ato më të zjarrtat.
I paharrueshëm është një udhëtim në Korçë, kur Gina mori me veten sekretaren, një zonjushë e hijshme që kishte turbulluar dhe përndezur shumë meshkuj në gjykatë, përfshirë edhe ‘hamshorin’ Musta, i cili i vardisej rrethe e rrotull prej kohësh.
Kthimi i ‘delegacionit erotik’ në Elbasan e shndërroi Gjykatën e Ofshamave në fole grerëzash. Një gjyqtare, gjithashtu e hijshme, ishte ndërkohë në një lidhje me Ginën. Ndaj konflikti mes gjyqtares dhe sekretares bukuroshe ishte i pashmangshëm.
Përleshja e mes të dyjave për flokësh, shkapetja në tokë dhe rrotullimet, janë një ngjarje që nuk u mbaj shumë gjatë sekret.
U desh ky konflikt për të nxjerrë në pah lidhje të tjera paralele të Ginës në Elbasan, nga të cilat edhe ‘hamshori’ Musta duhet të jetë ndier i sfiduar.
Për të kursyer disa divorce zinxhirë po i kursejmë emrat konkretë të grave dhe vajzave, protagoniste të delegacioneve erotike, përleshjeve, lidhjeve dhe episodeve të tjera në Gjykatën e Ofshamave, e cila vetëm me drejtësinë nuk ka kurrfarë lidhje.