Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për vendet që nuk duan të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur, ai theksoi se kjo nismë nuk po merret peng nga asnjë nga shtetet që janë pjesë.
Sipas tij, ka nga ato që nuk duan ta kuptojnë, duke theksuar se i ka dëgjuar të gjithë ata që “i konsideroj arsye të mosarsyes.”
“Ballkani i Hapur nuk merret peng nga asnjë vend. Për të gjithë ata që bëjnë sikur se kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë Ballkani i Hapur është i të gjithëve, nuk është vetëm i Shqipërisë, i Maqedonisë së Veriut, dhe Serbisë. Vendet që ecin më shpejt mund ta bëjnë. I kam dëgjuar arsyet e të gjitha vendeve që nuk janë pjesë, më vjen keq por i konsideroj arsye të mosarsyes.”-tha Rama