“Edhe Steve Jobs kështu e tallën fillimisht”, ka qenë ky krahasimi që i bëri opozitës zv/kryeministri Arben Ahmetaj opozitës ndërsa i bënte thirrje që t’i japin rëndësinë e duhur ligjit për bashkëqeverisjen.
Ahmetaj, sërish duke iu drejtuar opozitës, tha se “do të na tallin qytetarët nëse kësaj platforme nuk i jepet rëndësia e duhur.”
“Nëse një qytetar nuk e gjen të drejtën në zyrën e shërbimeve lokale, merr kilometra të tëra që të takojë deputetin, të shkojë të drejtori i përgjithshëm në Tiranë….Që ju të mos i thoni më nuk kemi mundësi. Ju do bëheni pjesë e platformës, do të bashkëqeverisim me inovacion.”