Prokuroria ka marrë nën hetim dhe pezulluar tre zyrtarë të Ujësjellësit dhe Shëndetit Publik në Krujë, pas helmimit masiv të mbi 600 qytetarëve të cilët u shtruan në spital.
Si persona nën hetim nga organi i akuzës janë marrë:
Ledio Çela, administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë
Andi Kupa, drejtues teknik në Ujësjellës Kanalizime Krujë
Ervin Karafili, shef i Epidemiologjisë dhe Higjenës në Krujë.
Po ashtu, me kërkesë të Prkurorisë Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Pezullim nga detyra ” deri në përfundim të hetimeve.
Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës”.

Në njoftim thuhet se hetimet për këtë çështje do vazhdojnë edhe më tej për të përcaktuar jo vetëm shkakun e ndotjes së ujit por edhe për të zbuluar personat të tjerë përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.
Mbi 600 persona përfunduan në spital në Krujë për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm.