Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ne emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, duke thënë se Sali Berisha ka dashur që ta vrasë. Bëhet fjalë për vitet 1997.
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Denis Minga, ai e ka quajtur veten “viktima e Berishës që ka jetuar rastësisht”, e ndërsa flet edhe për një listë që ishte e përberë nga rreth 20 emra që ishin bëra gati për t’u ekzekutuar.
“Berishën e kam këshilluar miliona herë, jam armiku i tij i shpallur prej tij, jam viktima e tij që ka jetuar rastësisht, me të thënë të vërtetën se mund të isha tek ata ku i ka dërguar të tjerët, ka pasur tentativa shpesh herë për zhdukjen e time, në 1997 kam qenë numri një i regjistruar në listat e Shaban Memisë për t’u vrarë pa paralajmërim, ishin nja 20 veta në listë, dhe unë jetova në Vlorë“, tha Çupi.
Dikur Frrok Çupi ka pasur një raport shumë të ngushtë me Sali Berishën, një njeri që e këshillonte shpesh herë, e që një prej këtyre raste ai e ka sjellë në vëmendje edhe në ‘Repolitix’. Mes të tjerave, Çupi thotë si ish-kryeministrit nuk i kishte qejf kritikat.
Nga 11 dhjetori, Çupi shprehet se ka “0” pritshmëri dhe se nuk do jetë gjë tjetër vetëm se një Kuvend Kombëtar paralel me organin zyrtarë të partisë. Nga një prej ‘Foltoreve’, analisti thotë se është deklaruar se janë mbledhur më shumë firma nga sa e kërkon statuti, mirëpo ai hedh dyshime mbi vërtetësinë e tyre.