Një ndërtesë shumë-katëshe ende në ndërtim është shembur nën vete në Lagos, Nigeri, duke u kthyer në një pirg gjigand betoni.
Incidenti ndodhi sot pasdite në zonën e pasur Ikoyi, teksa pamjet shokuese nga vendngjarja tregonin ndërtesën të rënë përtokë në gjurmën e saj.
Një numër i papërcaktuar punonjësish janë të bllokuar nën rrënoja dhe grupe të shumta shpëtimi janë dërguar në vendngjarje.
“Të gjitha grupet e shpëtimit e të kërkimit janë dërguar në skenë, së bashku me pajisje të rënda dhe mjete zbuluese të shenjave të jetës” tha kreu i emergjencave civile vendase, Olufemi Oke-Osanyintolu, për mediat nigeriane.
Ngjarja është në zhvillim dhe informacioni pritet të përditësohet.