Ja përse Sali Berisha, nuk po e publikon tekstin e Akt-Padisë kundër vendimit ‘Non Grata’

Pa Kategori

Publikuar: 31/10/2021

Ja përse Sali Berisha, nuk po e publikon tekstin e Akt-Padisë kundër vendimit ‘Non Grata’

Ka zëra, se 1 kopje të akt-padisë që ka çuar në Paris, Sali Berisha ia ka dhënë Ilir Metës për ta patur gati, sepse dhe ai është në pritje të “dekoratës” amerikane “non grata”, me të njëjtat akuza korrupsioni, krimesh e pengimi drejtësie; të cilat Berisha po tenton t’i pastrojë me 1 milionë Euro pagesë avokati, duke shtuar dhe një provë hetimi, për burimin e këtij çeku sa 950 muaj pagë deputeti

Kur Sali Berisha u shpall person e familje “non grata”, deklaroi se nëpërmjet avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, ka paditur “për shpifje” Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në ‘foltoren’ e Kavajës, Berisha tha se akt-padia është pranuar nga avokati; në ‘foltoren’ e Lezhës tha se Gjykata e Parisit e ka pranuar akt-padinë, ndërsa burime mediatike po nga ajo Gjykatë, thonë se bëhet fjalë për protokollim të kërkesës.
Do hapet apo nuk hapet procesi gjyqësor në Paris, kjo nuk ka asnjë rëndësi, pasi Sali Berisha ka aq shumë prova të rënda krimesh, korrupsioni e pengime drejtësie, sa nuk ka avokat e gjyqtar “magjistar” në botë, që ‘të zezën’ ta bëjë ‘të bardhë’ në favor të tij.
Ajo çfarë Sali Berisha po vazhdon të mbajë sekret prej 5 muajsh, është teksti i akt-padisë, për të na treguar se cilat janë provat e “pastërtisë” së tij, për të rrëzuar akuzat që i ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit.
Nuk e publikon, sepse akt-padinë e ka bërë të kufizuar vetëm në emrin e tij dhe të bashkëshortes Liri Berisha, me mendimin se nuk kanë hetime penale në Shqipëri për asnjë nga 3 akuzat që përmban vendimi “non grata”.
Ndërsa për fëmijët Argita e Shkëlzen Berisha, nuk mund të bëjë dot akt-padi, sepse ata janë me vendime “non grata” personale dhe kanë moshë e zotësi juridike për t’u ankuar dhe përfaqësuar vetë përballë organeve të drejtësisë.
Në akt-padinë e çiftit Berisha, thuhet se nuk kanë asnjë denoncim e procedim penal në Shqipëri, për sa i përket korrupsionit, favorizimit të aleatëve në qeverisje dhe për pengim të drejtësisë, me qëllim shtrembërimin e të vërtetës, ose mos-ndëshkim familjarësh e bashkëpunëtorësh të tyre.
Ndërsa Argita e Shkëlzeni, nuk kanë bërë akt-padi kundër vendimit “non grata”, sepse ata dhe vetë Saliu e dinë shumë mirë, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka “mullar” dosjet e tyre për vjedhje fondesh e pasurish publike dhe përfshirje në biznese vrasëse.
Në fakt, Sali Berisha që hiqet si “ëngjëll”, ka mbi 100 denoncime e 30 kallëzime penale, nga familje që kanë humbur të afërm prej ur5dhërave të tij; nga ish-pronarë për grabitje pasurie e nga biznesmenë të huaj dhe vendas, për marrje ryshfeti me presione nga Argita e Shkëlzeni.
Madje si përfituese e miliona Eurove korruptive, maskuar pas fondacionit fantazmë “Fëmijët shqiptarë”, ka dalë dhe emri i persones “non grata” Liri Berisha, skeduar në hetimet për aferat që Sali Berisha e Rezart Taçi kanë bërë me kompaninë “ARMO”.
Psh., kallëzim penal për Sali Berishën ka bërë djali i Remzi Hoxhës, familjarët e Gërdecit, familjarët e 4 të vrarëve më 21 Janar, por prokurorë e gjyqtarë nuk e thirrën as si dëshmitar.
Favorizim korrupsioni, ka qenë lejimi i Ilir Metës, për të vjedhur dërçe në 4 Ministri, ndërsa pengim drejtësie, ishte presioni ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, për të mos e dënuar për video-bllokun; apo pengimi i prokurorisë, për të mos arrestuar gardistët e 21 Janarit.
Ka zëra, se 1 kopje të akt-padisë, Sali Berisha ia ka dhënë Ilir Metës, për ta patur gati sepse dhe ai është në pritje të “dekoratës” amerikane “non grata”, me të njëjtat akuza korrupsioni, krimesh e pengimi drejtësie; të cilat Berisha po tenton t’i pastrojë me 1 milionë Euro pagesë avokati, duke shtuar dhe një provë hetimi, për burimin e këtij çeku sa 950 muaj pagë deputeti.