Nëna në punë, detaje të reja si babai problematik e bëri vajzën 6-vjeçe për spital

Pa Kategori

Publikuar: 30/10/2021

Nëna në punë, detaje të reja si babai problematik e bëri vajzën 6-vjeçe për spital

Mësohen detaje të reja rreth 27-vjeçarit nga Kamza që u arrestua nga efektivë të Komisariatit numër 5 pasi dhunoi vajzën e tij të mitur. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të premten.

Dhuna barbare është konstatuar nga nëna e cila ka njoftuar menjëherë policinë. Ajo ka deklaruar se ndodhej në punë në momentin që bashkëshorti ka dhunuar të bijën dhe pasi ka shkuar në banesë e ka parë çfarë kishte ndodhur i është drejtuar komisariatit.

E reja ka pohuar më tej se jetonin me qira dhe disa herë ishte ndarë nga i shoqi për shkak të dhunës së ushtruar prej tij.

Sipas burimeve, 27 vjeçari njihet si një person problematik. Vajza 6 vjeçare ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, për shkak të plagëve të rënda, si dhe po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore.