Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka kryer mbrëmë një operacion arrestimesh në Tiranë dhe Durrës.
Burime për Prapaskena bëjnë me dije se janë firmosur 9 flete arreste për shkelje të barazisë në tendera, duke paracaktuar fituesit dhe ndarë paratë, një skemë kjo masive.
Të arrestuarit janë: Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Kastriot Beqaraj, Indrit Matmuja, Gjergj Markola, Riza Sulaj, Lulzime Rami dhe Albion Bushi.
9-të të arrestuarit janë shoqëruar në Drejtorinë vendore të Tiranës pas operacionit të kryer nga SPAK.