Video/ Basha lëshon BOMBËN në Kuvend:Bossi i kokainës ka rezervuar një kat në mes të….

Pa Kategori

Publikuar: 28/10/2021

Video/ Basha lëshon BOMBËN në Kuvend:Bossi i kokainës ka rezervuar një kat në mes të….

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë nga foltorja në Kuvend. Duke komentuar justifikimin e kryeministrit Edi Rama për procesin e Rindërtimit, Basha tha se pandemia nuk kishte penguar ngritjen e një kulle me 50 kate në mes të Tiranës. Madje ka shkuar edhe më tej, duke i bërë me dije se një “boss kokaine” kishte rezervuar një kat në ndërtesën që ende nuk ka përfunduar, por nuk përmendi emër.

“Nëse ka diçka që duhet të mbash duart në hundë është era e keqë që ka kapur këtë sallë, e këtij regjimi. Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle”, tha Basha.