Qeveria merr vendim/ Shpronësohet ndërtesa e “Sarajeve të Toptanëve”, zbulohet shifra që është paguar për pronarët…

Pa Kategori

Publikuar: 28/10/2021

Qeveria merr vendim/ Shpronësohet ndërtesa e “Sarajeve të Toptanëve”, zbulohet shifra që është paguar për pronarët…

Qeveria shqiptare me vendim VKM-ja ka shpronësuar ndërtesën e “Sarajeve të Toptanëve” e cila nga sot është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar dokumentin e VKM-së, duke thënë se Bashkia e Tiranës i paguan 2.5 mln dollarë pronarëve për ndërtesën monument kulture.

“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. Paguhet 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture”, shrkuan Veliaj.