Aksident i frikshëm në Shijak, plagosen 8 persona

Pa Kategori

Publikuar: 28/10/2021

Aksident i frikshëm në Shijak, plagosen 8 persona

SHIJAK – Tetë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Shijak, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Mësohet se të plagosurit po udhëtonin në rimorkion e një motomjeti, ndërsa janë përplasur nga një “Benz”.

“Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.