Mediet braziliane kanë publikuar pamjet, qe tregojne momentin e arrestimit te 45-vjeçarit shqiptar nga autoritetet braziliane, pak ditë më parë në San Paolo, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
I arrestuari është Shaqir (Hektor) Nikolli, 45 vjeç.
Arrestimi u krye në përputhje me urdhrin e paraburgimit për qëllime ekstradimi të lëshuar nga Gjykata e Lartë Federale, bazuar në përfaqësimin e bërë nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Brazil.
I burgosuri do të qëndrojë në dispozicion të Gjykatës së Lartë të Brazilit, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit.
Ndërkohë që në Shqipëri Nikolli, nga Dibra akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë grabitjes së një autobusi në vitin 1996. Në vitin 2002 ai u arrestua në Vjenë, Austri me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.