Manastirliu: Nis nga 1 nëntori vaksinimi i dozës së tretë tek + 60 vjeç dhe tek fëmijë +16

Pa Kategori

Publikuar: 27/10/2021

Manastirliu: Nis nga 1 nëntori vaksinimi i dozës së tretë tek + 60 vjeç dhe tek fëmijë +16

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa prezantonte vendimet e qeverisë është shprehur se nga data 1 nëntor fillon vaksinimi me dozën e tretë.

Ajo u shpreh se dozën e tretë do ta marrin personat mbi 60 vjeç, dhe gjithashtu do të hapet procesi për vaksinimin e të rinjve mbi 16 vjeç.

“Nga data 1 nëntor do të fillojmë edhe me vaksinimin me dozën e treta. Sai përket personave mbi 60-vjeç. Ata që kanë mbi 6 muaj që kanë bërë dozën e dytë para 6 muajsh dhe do hapim dhe fashën e vaksinimit mbi 16-vjeç” tha Manastirliu.