(Foto) Një ylber, një në një milion

Pa Kategori

Publikuar: 27/10/2021

(Foto) Një ylber, një në një milion

Një fotograf ka fiksuar një pamje magjepsëse të një ylberi nga Parku Kombëtar “Peak District” në Angli.

Danny Shepherd e bëri fotot rreth orës 07:50 të dielën ku dhe e përshkroi si një festë ngjyrash.

Pamja zgjati rreth 20 minuta.

Shepherd, i cili ka bërë fotografi në Parkun Kombëtar për 20 vjet, tha se pamja nga maja e kodrës ishte gjithmonë e mahnitshme, por kjo ishte hera e parë që ai kishte parë diçka të tillë.

“Nuk kam parë kurrë një pamje të tillë. Një ylber që mbulon gjithë vendin. Kur e pashë isha si një fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash”.

Fotografia është bërë virale kudo në internet.