Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Aktori i famshëmi Hollywood-it, Alec Baldwin, vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë, Halina Hutchins. Gjithashtu plagosi edhe regjisorin, Joel Souza.
E gjithë kjo ndodhi teksa po xhironte për filmin e tij më të ri në New Mexico. Të gjithë u tronditën nga kjo ngjarje dhe pyesnin se si ka mundësi që arma kishte municione të vërteta.