Tmerr në Tiranë/ Po dhunohej nga burri, gruaja hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar

Pa Kategori

Publikuar: 26/10/2021

Tmerr në Tiranë/ Po dhunohej nga burri, gruaja hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar

TIRANË – Policia ka vënë në pranga një 33 vjeçar, pasi ka dhunuar barbarisht gruan e tij. Për t’i shpëtuar dhunës, gruaja është hedhur nga kati i dytë i banesës, duke pësuar lëndime.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës”, njofton policia.

Aktualisht e plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.