Ministrja e Shëndetësisë tha se në spitalin e Krujës janë të shtruar edhe fëmijë e adoleshentë. Dyshohet se janë helmuar nga uji.
“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimni e nevojshëm janë konsultuar.Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore ska qenë e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim. Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur. Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjiutha aspektet. Rezultati I analizave mikrobiologjike ka një afat të cktuar, kur të kemi rezultatet do kemi një raport të detajuar.
I gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Nëse do ketë raste të shtuara edhe në spitalin e Durrësit mund të vendoset në gatishmëri për rastet.
Këto pista janë duke u hetuar.