Berisha jep lajmin nga Kavaja: Gjykatësi i Parisit pranoi padinë time, ftoj Blinkenin të dërgojë çdo provë

Pa Kategori

Publikuar: 26/10/2021

Berisha jep lajmin nga Kavaja: Gjykatësi i Parisit pranoi padinë time, ftoj Blinkenin të dërgojë çdo provë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se padia e tij ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e depozituar në Paris, është pranuar.

Berisha e paditi Blinken pak kohë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë persona “non-grata” së bashku me familjen, për “korrupsion masiv” dhe “pengim të drejtësisë” gjatë qeverisjes së tij.

Por ish-kryeministri Berisha tha se shpallja “non-grata” ishte vendim i Blinken i marrë pas ndërhyrjes së filantropit amerikan Geroge Soros, ndërsa këtë të fundit e akuzon për komplote kundër tij.

“E them këtu për herë të parë se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. Ftoj Sekretarin e Shtetit të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë dhe fakt dhe dokument që ka për Sali Berishën”, tha ish-kreu i PD nga “foltorja” në Kavajë.