Raporti i KLSH/ AKU e Arben Skënderit fal 31 milionë lekë gjoba ndaj subjekteve që abuzojnë me ushqimet

Pa Kategori

Publikuar: 25/10/2021

Raporti i KLSH/ AKU e Arben Skënderit fal 31 milionë lekë gjoba ndaj subjekteve që abuzojnë me ushqimet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit merr atributet e Presidentit, i cili u bën “amnisti” të dënuarve ndërsa AKU nën drejtimin e Arben Skënderit bën “amnisti” në faljen e gjobave të bizneseve.
Në raportin e KLSH tësiguruar ekskluzivisht nga gazeta Shqip shihen abuzimet e bëra dhe falaj që po i bën bizneseve të gjobitur drejtuesi i këtij institucioni Arben Skënderi.

Në një vendim të qeverisë thuhej se të paktën gjobat me vlerë mbi 300 mijë lekë, do të shqyrtoheshin nga një komision i lartë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.
Në këtë moment ka nisur një rebelim në kuptimin e parë të fjalës. Në vend që të dorëzonte dosjet tek ky komision ministror, AKU i ka marrë në shqyrtim gjobat dhe i ka falur me shpejtësi.

Në raport shkruhet qartë se nga auditimi i praktikave të shqyrtimit të ankesave nga Komisioni përkatës pranë DPAKU, është konstatuar se në 3 raste për subjektet (L – 1,300,000 lekë, R – 700,000 lekë, I –1,150,000 lekë) janë shfuqizuar gjobat e vendosura nga inspektorët e DRAKU Tiranë.

Në Raportin e siguruar nga gazeta SHQIP, KLSH i kërkon që këto para të kthehen në arkën e shtetit, pasi nga auditimi rezulton që vendimet këtij komisioni janë pavlefshme. DRAKU Tiranë në bashkëpunim me DPAKU, të përcjellin pranë zyrave të përmbarimit, vendimet e mësipërme të Gjykatës, me qëllim vënien në ekzekutim dhe arkëtimin e gjobave në vlerën 3,150,000 lekë.

Gjetje nga kontrolli i KLSH

Nga auditimi i praktikave të shqyrtimit të ankesave nga Komisioni përkatës pranë DPAKU, është konstatuar se në 3 raste për subjektet (L – 1,300,000 lekë, R – 700,000 lekë, I –1,150,000 lekë) janë shfuqizuar gjobat e vendosura nga inspektorët e DRAKU Tiranë, për të cilat Vendimet e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, përkatësisht nr.1220, datë 23.06.2020, nr.400, datë 08.06.2020 dhe nr.339, datë 10.03.2020, i kanë lënë në fuqi, duke krijuar të ardhura të munguara me pasojë dëm ekonomik i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit në vlerën 3,150,000 lekë.
Këto veprime bien në kundërshtim me përcaktimet ligjore të bëra në pikën 2 të nenit 65 të Ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.

Rekomandimi i KLSH-s për Autoritetin e Konsumatorit të Ushqimit

DRAKU Tiranë në bashkëpunim me DPAKU, të përcjellin pranë zyrave të përmbarimit, vendimet e mësipërme të Gjykatës, me qëllim vënien në ekzekutim dhe arkëtimin e gjobave në vlerën 3,150,000 lekë.