Paqja mbaroi! Kush po vret në qytetin e “qetë” të Fierit?!

Pa Kategori

Publikuar: 25/10/2021

Paqja mbaroi! Kush po vret në qytetin e “qetë” të Fierit?!

Vrasja mafioze e cila tronditi qytetin e Fierit ka shokuar opinionin publik, një ekzekutim i cili ndodhi në mes të qytetit ende pa autor. Për këtë ngjarje janë ngritur disa pista hetimi në lidhje, Backa u qëllua 18 herë, ku tre plumba e kapën në qafë dhe kokë dhe të tjerët në trup.

Policia ka shoqëruar një numër të madh personash që mund të kenë dijeni për ngjarjen në fjalë. Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. “Masakra e Levanit” më 28 mars 1997 ishte nga ngjarjet më të përgjakshme e trazirave të vitit 1997 me 24 persona të vrarë, midis tyre një fëmijë 13 vjeç edhe një 17-vjeçar.

Duket se Fieri nuk po gjen paqe, qyteti i qetësisë ku pasditja duket si një “shkretëtirë”, pasi të gjithë shkojnë pranë familjeve të tyre. Vetëm në vitin 2020 kemi 4 vrasja të rënda në Fier 2 atentate mafioze dhe 2 krim në familje.

1 shkurt- Vritet në atentat Shkëlzen Kastrati

42 vjeçari Shkëlzen Kastrati u ekzekutua te vendi i quajtur rrethrrotullimi i Sheqit. Ai u qëllua nga dy persona teksa ishte duke drejtuar makinën e tij tip “Mercedes Benz”, ku ka humbur kontrollin dhe u përplas me makinë që ndodhej e parkuar. Policia arrestoi në 21 mars Albert Zajën në Nikël me akuzën e ekzekutimit të Kastratit. Ai u kap nga forcat operacionale dhe gjatë operacionit pati edhe të shtëna. Në momentin e arrestimit, Zajës iu kap edhe një pistoletë tip “Glock”.

17 mars- Vritet nga bashkëshorti Irvana Hyka

Demokrat Bedinaj i nguli 30 herë thikën bashkëshortes së tij shtatzënë Irvana Hyka, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e dy fëmijëve të çiftit. Pas ngjarjes ai u largua nga banesa për t’u gjetur në mëngjes i pajetë në landfillin e Fierit. Policia vlerësoi se Bedinaj u vetëvra.

21 shtator- vritet nga bashkëshorti Sabrina Bengaj

Fieri do të tronditej sërish më datë 21 shtator ku Elton Metaj ekzekutoi me breshëri automatiku ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj. Ata jetonin të ndarë prej disa muajsh, por pasi doli nga qelia, Metaj shkoi me armë në dorë në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes duke qëlluar me armë ndaj saj.

Pa u mbyllur viti kemi 4 vrasje 2 atentate mafioze dhe dy vrasja për motive banale krim në familje. Shumë gazetarë të kronikës shkruajnë se Fier është i qetë pasi bota e krimit atje e ka bërë ndarjen e terrritoreve. Por duket se marrëveshja për paqe në qytetin bregdetar mbaroi tashmë bota e nëndheshme ka dalë në sipërfaqe dh po godet.