Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talebanët morën pushtetin në gusht.
Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taleban.
Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër se miliona afganë do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend.
Në një video, Yogita Limaye e BBC-së udhëton në Herat, ku ka takuar një familje, e cila është detyruar që të shesë fëmijën e saj për 500 dollarë.
Nënë e cila ka shitur vajzën e saj disa muajshe, është shprehur se ishte e detyruar pasi në këtë mënyre mund të ushqente fëmijët e tjerë.
“Fëmijët e tjerë po vdesin urie, prandaj u detyruam që të shisnim vogëlushen tonë. Jam shumë e mërzitur, do doja mos isha e detyruar që të shisnim fëmijën tonë” tha nëna e vajzës.
“Po vdesim urie. Nuk kemi as miell dhe as vaj. Nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk mund ta dijë se çfarë e priste. Nuk e di sesi do të ndihet ajo, por ishim të detyruar ta bënim këtë gjë” tha babai i vajzës.