Video/ ‘Blindohet’ Elbasani, policia kontrolle mjeteve në qytet dhe hyrje-dalje

Pa Kategori

Publikuar: 24/10/2021

Video/ ‘Blindohet’ Elbasani, policia kontrolle mjeteve në qytet dhe hyrje-dalje

ELBASAN– Qyteti i Elbasanit është ‘blinduar’ mbrëmjen e sotme nga kontrolle të shumta policie. Pamjet që po shikoni tregojnë se janë ngritur disa pika kontrolli në këtë qytet.

Në fokus të kontrolleve janë mjetet luksoze si dhe udhëtarët e dyshimtë. Qëllimi është kapja e personave të shpallur në kërkim dhe atyre e të përfshirëve në ngjarjet e fundit kriminale.

Vetëm një natë më parë u regjistrua atentati i fundit në Shqipëri ku mbeti i vrarë Demir Backa në Fier. Kontrolle po ushtrohen edhe në Librazhd.