Prapaskena

Nazmi Çangu rrëfen tmerrin e përjetuar nga maskat: Më goditën me shkelm fytyrës, më prenë gishtin

Publikuar: 24/10/2021

Biznesmeni, Nazmi Çangu, ka treguar tmerrin e përjetuar gjatë grabitjes së dhunshme në banesën e tij në nikël të Krujës, sapo kishin mbyllë sytë pas kthimit nga një darkë familjare.

Ai tregon sesi tre persona i hynë në dhimë dhe ju afruan te krevati duke ju prezantuar si policia e shtetit.

Siç tregon biznesmeni, gruan me fëmijët i kanë mbyllur në një dhomë në katin e tretë të shtëpisë ndërsa me të kanë vijuar torturat për të marrë çelësin e kasafortës.

Grabitësit, që besohet se kanë qenë 10, nuk kanë kursyer dhe akte si prerja e gishtit, por në fund ata e kanë gjetur çelësin vetë.

“Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë: Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan çelësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrës tre herë dhe rashë pa ndjenja. I kërkova ujë 3-4 unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku.

Kërkuan sërish çelësin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese  me 8 mijë që i kisha për një kanal betoni. Me këto fashetat më lidhën te këmbët. Duam çelësin e kasafortës më thanë. I thashë nuk kam çelës, nuk doja t’ja tregoja se e dija ku ishte.

Ai që hipi te rafti ku mori qesen me 8 mijë euro gjeti edhe çelësat e shtëpisë dhe kasafortë. Bërtiti njëri e gjeta. Kishte dhe një kacavidë, e hapën dhe morën ca gjetën. Kanë qenë ca shuma. Kanë pasur automatik dhe pistoletë silenciator. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha ai.



Më të lexuarat