Ekskluzive / Fotoja e Demir Backës që u ekzekutua mbrëmë në Fier

Pa Kategori

Publikuar: 24/10/2021

Ekskluzive / Fotoja e Demir Backës që u ekzekutua mbrëmë në Fier

Prapaskena ka siguruar foton e Demir Backës, biznesmenit që u ekzekutua mbrëmë në Fier përmes një atentati mafioz.

57-vjeçari mbeti i plagosur fillimisht, por më pas ndërroi jetë më pas në spital.

Brenda mjetit të djegur tip “Benz” që ishte përdorur nga autorët janë gjetur pjesërisht të djegur një kallashnikov dhe një pistoletë. Mjeti i autorëve u gjet i djegur në bypass-in e Fierit.

Aktualisht pista e hetimit është ajo e hakmarrjes.  Demir (Dem) Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa.

Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë.

Sa i takon ngjarjes së mbrëmshme, policia ka bërë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH  kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.