Katër ditë më parë një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Centër Shqiptare” në Berat, si pasojë e të cilit një person humbi jetën.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja , por ai është identifikuar dhe arrestuar këtë të shtunë.
Bëhete fjalë për 33 vjecarin nga Durrësi te identifikuar si Ardit Lila., i cili aksidentoi për vdekje teksa drejtonte nje makinë tip Opel 48 vjecarin Artur Abazaj.
Njoftimi:
Berat
Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.
Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”