Demir Backa, është 50-vjeçari që ka mbetur i plagosur në Fier.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, dhe i plagosuri ndodhet në spital.
Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë. Mësohet se autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë. Personi i plagosur ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”.
Edhe pse spitali nuk jep informacione për gjendjen e tij por sipas informacioneve ai është në gjendje të rëndë. Mendohet se i plagosuri është një burrë rreth të 50-ve”- tha ai.