Plagosja në Fier/ Një makinë digjet në afërsi të Bypass-it, dyshohet të jetë e autorit

Pa Kategori

Publikuar: 23/10/2021

Plagosja në Fier/ Një makinë digjet në afërsi të Bypass-it, dyshohet të jetë e autorit

Fieri u trondit mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë ku mbeti i plagosur një 50-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Raportohet se në Bypass-in e Fierit në këto momente po digjet nje mjet që dyshohet të jetë i autorëve.

Autori qëlloi mbi 50-vjeçarin nga një makinë në lëvizje ndërkohë që i plagosuri ndodhej në mjetin e tij të parkuar tip “Audi”.