Foto/ Kamioni bie 60 m në greminë, humb jetën drejtuesi shqiptar në Greqi, plagoset bashkëkombasi

Pa Kategori

Publikuar: 23/10/2021

Foto/ Kamioni bie 60 m në greminë, humb jetën drejtuesi shqiptar në Greqi, plagoset bashkëkombasi

Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Greqi, me pasojë vdekjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetër shtetasi shqiptar.

Mediet greke raportojnë se një kamion është rrëzuar në 60 metra greminë, duke u shkatërruar plotësisht dhe duke i marrë jetën drejtuesit 53-vjeçar.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur pasagjeri në mjet, shqiptari 56-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Kiriaki-Livadhea, në afërsi të fshatit Analipsi, Viotia.