Vrau aksidentalisht në shesh xhirim drejtoreshën e fotografisë, çfarë shkruante në “twitter” aktori i njohur Alec Baldwin

Pa Kategori

Publikuar: 22/10/2021

Vrau aksidentalisht në shesh xhirim drejtoreshën e fotografisë, çfarë shkruante në “twitter” aktori i njohur Alec Baldwin

“Pyes veten se si është të vrasësh dikë pa dashje” – kështu shkruante aktori i njohur Alec Baldwin, në një postim të tij në twitter, vite më parë.

Statusi i referohej një ngjarjeje të ndodhur në Hungtingon, në shtator të 2017, kur policia qëlloi qëlloi për vdekje një të dyshuar.

Për ironi të fatit, aktori përgjigjen për pyetjen 4 vite më parë, e ka marrë sot, kur aksidentalisht në shesh xhirim qëlloi për vdekje drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins si edhe plagosi regjisorin dhe skenaristin Joel Souz të filmit të tij të ri “Rust”.

Halyna vdiq nga një plagë me armë zjarri, të cilën e mori pasi u qëllua në një kishë të improvizuar në shesh. Sakaq policia në deklaratë tha se është shumë herët për të thënë se çfarë lloj ngjarje ishte dhe ata nuk e përdorën termin “aksident”, duke ia lënë hetuesve.