Video/ Kur Ben Blushi akuzonte Lindita Nikollën: Je injorante!

Pa Kategori

Publikuar: 22/10/2021

Video/ Kur Ben Blushi akuzonte Lindita Nikollën: Je injorante!

Ish-politikani Ben Blushi, aktualisht drejtor i Top Channel, ka një raport me kryeministrin Edi Rama, “mes dashurisë dhe urrejtjes”.

Mesa duket Rama dhe Blushi, “urrehen” kur ua do puna, por ama edhe “dashurohen” shumë kur iu leverdis.

Por, edhe me ish-ministrat e Ramës ndodh e njëjta situatë. Ben Blushi në vitin 2017, kur ishte në periudhën e “urrejtjes” ndaj Ramës, duket se “urrente” edhe ministrat e tij. I tillë ishte rasti me ministren e Arsimit, në atë kohë Lindita Nikolla.

Në një seancë plenare në mars të vitit 2017, Ben Blushi ka pasur një debat dhe përplasje të fortë me Lindita Nikollën, e cila në atë kohë ishte ministre e Arsimit.

Nga foltorja e Kuvendit, Blushi e akuzoi Nikollën se ka marrë para për punësime, dhe për më tepër i është drejtuar edhe me fjalët “injorante”.

“Në këtë parlament dhe këtë vend ka pasur qindra ministra, një prej të cilëve je ti zonjë.

Do mbahen mend për shumë gjëra, por askush nuk do mbahet mend se ka pasur një bodiguard që e çonte dhe merrte 3 mijë euro për një vend pune. Bodiguardi jot është arrestuar zonjë. Sepse e ke çuar ti të marrë 3 mijë euro për një vend pune. Ti e shkatërrove arsimin, jo sepse ti nuk kupton, jo se ai që të ka vënë ty aty nuk kupton, por se ti je injorante totalisht”-i është drejtuar Ben Blushi, Lindita Nikollës, në mars 2017.

Por, mesa duket tashmë, Ben Blushi e ka “dredhur” sërish.

Kur Lindita Nikolla u emërua në krye të Kuvendit, në Top Channel që drejtohet nga Ben Blushi, nuk e pamë më këtë akuzë.

Tani në media ka një armë më të madhe, për të thënë të vërtetën. Se nga një foltore ku hyri si politikan socialist e Rilindas dhe doli me shqelma si sharës i qeverisë së Rilindjes, ndërsa sot ju mban iso nga ekrani që drejton.