Sali Berisha: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë dhe kryetar i PD! Javën e ardhshme do të shpall datën…

Pa Kategori

Publikuar: 22/10/2021

Sali Berisha: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë dhe kryetar i PD! Javën e ardhshme do të shpall datën…

BERAT
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit në Berat se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa nuk përjashtoi rikandidimin për kryetar të PD.

Në fjalën e tij në “foltoren” e Beratit, ish-kryeministri Berisha është shprehur se është i hapur për çdo detyrë në harkun kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD.

“E gjithë kjo përpjekje është që ju të zgjidhni kryetarin. Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur siç kam deklaruar në datën 20 maj për çdo detyrë në harkun Kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD. I përket anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e saj.

Javën që vjen do të shpall datën e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurt në të drejtën tonë”, u shpreh Berisha.