Vrau 4 pacientë duke u injektuar ajër në arterie, shpallet fajtore infermierja, rrezikon burg përjetë

Pa Kategori

Publikuar: 21/10/2021

Vrau 4 pacientë duke u injektuar ajër në arterie, shpallet fajtore infermierja, rrezikon burg përjetë

Një infermiere në Teksas është shpallur fajtore për vrasjen e katër pacientëve, të cilët humbën jetën pasi ajo u injektoi ajër në arterie pas operacioneve në zemër.

William Davis, 37 vjeç, u dënua për vrasje të rëndë dhe tani mund të përballet me dënimin me përjetë.

Ajo vrau burrat, të moshës midis 47 dhe 74 vjeç. Ajo i vriste pacientët duke u injektuar ajër në arteriale. Pacientë të cilët sapo i ishin nënshtruar operacionit të zemër.

Mjekët u shprehën se kishin filluar të kuptonin gjithçka pasi pacientët dilnin shumë mirë nga salla e operacionit dhe më pas në mënyrë të papritur humbnin jetën.

Kanë qenë pamjet nga kamerat e sigurisë së spitalit që kanë zbuluar gjithçka.