Organet e Vetingut po shpërbëjnë grupin e gjyqtarëve të rekrutuar nga Gjin Gjoni, për të mbrojtur bizneset e bashkëshortes së tij Elona Çaushi, me vendime skandaloze dhe korruptive, duke u bërë prej dy vitesh objekt shqetësimi serioz për Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në korrik të vitit 2020, ishte vetë Gjin Gjoni, i cili ia mbathi nga drejtësia nga frika e Vetingut dhe me shpresë për të shpëtuar pasurinë me vlerë miliona euro nga sekuestrimi. Ndjekja e penale dhe bllokimi i pasurisë së tij është një kërkesë publike e SHBA-BE për autoritetet shqiptare.
Në gusht të këtij vit, ia mbathi nga drejtësia nga frika e Vetingut gjyqtarja e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo), e rekrutuar nga Gjin Gjoni, duke e implikuar në skandalin ‘Duty Free’, për të mbajtur biznesin e bashkëshortes së tij dhe larguar amerikanët. Brahimi u përjashtuar për 15 vite nga drejtësia si e korruptuar disa javë më pas me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Brahimi ka arritur deri në atë pikë sa të deklarojë 40 milionë lekë dhuratë nga babai i saj. Brahimi dhe pasuria e saj vijojnë të mbeten një sfidë për prokurorinë.
Ditët e numëruara në drejtësi i ka edhe gjyqtari i Administrative Avni Sejdi, një tjetër gjyqtar i rekrutuar nga Gjin Gjoni, duke e përfshirë në skandalin ‘Duty Free’.
Prej 11 muajsh, shkalla e parë e Vetingut dhe përfaqësues të SHBA-BE po verifikojnë veprimtarinë e Avni Sejdit. Hetimet janë fokusuar tek vendimmarrjet e tij të dyshuara në konflikt interesi dhe në këmbim të parave, si dhe tek pasuria.
Gjithashtu, po shqyrtohen me dhjetëra denoncime të publikut kund gjyqtarit, objekt i dy raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit, si pjesë një strukture korrupsioni në Shqipëri që minon investimet e huaja.
Sipas burimeve, gjyqtarit Avni Sejdi i ka kaluar barra e provës për të justifikuar pasurinë e deklaruar, kamufluar me një dhuratë 14 mijë euro si dhe disa hua të dyshimta.
Barra e provës i ka kaluar edhe për disa vendimmarrje skandaloze në favor të palëve të tjera, me të cilët ka lidhje interesash. Mbetet për t’u parë nëse Avni Sjedi do të përballet me Vetingun apo do të ndjekë skenarin e Mimoza Kajo Brahimit, duke ia mbathur nga drejtësia në momentin kur Komisioni i Vetingut do të caktojë seancën dëgjimore, për ta njohur me dosjen.
Në shkurt të vitit 2020, Avni Sjedi pranoi kërkesën e kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë Ministrirë së Financave për t’i anuluar autorizimin për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, për të cilat kompania e Çaushit kishte humbur tenderin në 2019 si dhe i kishte mbaruar kontrata me TIA që në datën 27 gusht 2019.
Me këtë vendim të gjyqtarit Sejdi, çifti Gjoni do vijoji kontrollin e dyqaneve pa taksa në Rinas, edhe pse për këto dyqane tenderin e kishte fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e cila kishte lidhur edhe një kontratë me TIA që në korrik të 2019.
Vendimi sfidoi deklaratat e forta të ambasadores amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, tha se ‘Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi’.
Kjo aferë e Gjin Gjonit, me Avni Sejdin, Mimoza Brahimin dhe ish-zëvendësministrin e Financave Elton Haxhi, mund t’i kushtojë shtetit shqiptar 20 milionë euro.
Amerikanët e International Cruise Duty Free kanë vënë në lëvizje Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC), duke kërkuar mbi 20 milionë USD dëmshpërblim për dyqanet që mbajti gruaja e Gjin Gjonit, Elona Çaushi.
Nëse arbitrazhi do të vendosë në favor të amerikaneve, kostoja do të jete mbi 20 milionë USD. Kjo kosto vjen nga manovrat e klanit ‘Gjoni’ me gjyqtarë dhe ish-zëvendësministrin e Financave, Elton Haxhin, i cili i rinovoi autorizimin ADFD –së për aktivitetin Duty Free, brenda 24 orësh dhe në shkelje flagrante të ligjit, duke i krijuar një alibi gruas së Gjin Gjonit që të mbante dyqanet me vendime gjykatash.
Kjo kosto vjen edhe nga veprimet dhe mosveprimet e drejtorit te Tias Costantin von Alvensleben, i cili direkt dhe indirekt ka suportuar manovrat e çiftit Gjoni-Çaushi.