Ashtu siç e paralajmëroi në fjalën e tij në seancën e fundit plenare, kryeministri Edi Rama nxjerr sot raketat dhe zbulon datat data kur do lëshohen në orbitë dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”.
Këtë të mërkurë, ai ka publikuar një video, ku tregon se sateliti i parë, i quajtur “Albania 1”, do të lëshohet në orbitë në muajin mars të vitit 2022. Ndërsa sateliti i dytë, “Albania 2”, pritet të lëshohet në muajin qershor.
“Shqipëria në orbitë, e pabesueshme, por e vërtetë”, dëgjohet të thotë Rama në videon e ilustruar.