Mbrëmjen e sotme janë arrestuar 9 policë dhe nje shef në Tiranë dhe Korce. Urdherat e arrestit jane leshuar nga prokuroria e Tiranes.
Ata janë arrestuar për lejimin e aktiviteteve te lokaleve në shkelje të protokollit Covid, pra për shpërdorim detyre.
Hetimi kishte nisur per trafikun e sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për ne Shqipëri e pastaj në BE. Gjatë këtij hetimi ranë në përgjime efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë që flasin për çështje të tjera. Në hetim së bashku me Prokurorinë e Tiranës është edhe SHÇBA.