Prapaskena

Tronditëse/ Burri mban për dy vite trupin e nënës së vdekur në dollap, arsyeja është pensioni 1700 euro

Publikuar: 19/10/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, ku një 50-vjeçar është zbuluar se ka mbajtur për rreth 2 vite trupin e të emës së tij të vdekur në dollap. Arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë është qëllimi i 50-vjeçarit për të përfituar pensionin prej 1700 euro në muaj të së ëmës.

E gjithë ngjarja është zbuluar nga e dashura e 50-vjeçarit. Mediat italiane zbulojnë se e ëma e 50-vjeçarit ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në vitin 2019 dhe është mbajtur për plot dy vite e vdekur në dollap. Kufoma ka qenë e mbështjellë me batanije dhe jorgan me qëllim që të mos ndihej aroma e rëndë.

Policia italiane ka arrestuar 50-vjeçarin, ndërkohë që trupi i të ndjerës është transportuar në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.



Më të lexuarat