Kryeministri Edi Rama është përdoruesi më i ri i rrjetit social “Tik Tok”. Dje, Rama ka publikuar një video teksa bisedonte me moderatoren Erla Mëhilli, në studiot e grimit të Euronews, ku dhe dha një intervistë.
Erla i thotë Ramës se e gjithë bota e di që janë kushurinj, pasi e ka përmendur te libri i tij, “Kurban”, ndërsa Rama disi me habi ja kthen “Është përkthyer në shumë gjuhë që jemi kushërinj bashkë?”.
Mëhilli: E di gjithë bota që jemi kushërinj, është përkthyer në shumë gjuhë…a më ke tek “Kurban”
Rama: Është përkthyer në shumë gjuhë që jemi kushërinj bashkë?
Mëhilli: Po a më ke te Kurban?
Rama: Unë të kam por…
Mëhilli: Edi Rama përballë personazhit të librit…
@ediramatiktok#kushëriraNow