Prapaskena

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe forca e tij

Publikuar: 19/10/2021

Një tërmet me magnitudë 3 te shkalles Rihter u regjistrua mbremjen e sotme në Gjirokastër.

Suipas EMCS, termeti kishte nje thellesi prej 2 kilomtrash dhe u regjistrua 10 km larg Gjirokastres.

Dy dite me pare nje tjeter termet shkundi Shqiperine. Ai e kishte epiqendren ne Lezhe por u ndie edhe ne Tirane, Durres dhe Shkoder. Gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në Fushë-Krujë dhe Peshkopi.

Termeti i Lezhes ishte me magnitude 4.8 te shkalles rihter dhe me nje thellesi prej rreth 20 km. Pas termetit, njerëzit në Lezhë dhe Shkodër kanë dalë jashtë banesave si pasojë e panikut të krijuar prej lëkundjeve të forta.

Rikujtojmë se vendi ynë në vitin 2019 është goditur nga një termet tepër i fortë që vrau 51 persona, plagosi mbi 1000 dhe la për shtëpi edhe sot e kësaj dite mijëra të tjerë. Viktimat u regjistruan në Thumanë dhe Durrës, si edhe një viktimë në Tiranë. Tërmeti shkatërrues goditi në orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor kur shumica e njerëzve ishin në gjurmë duke alarmuar të gjithë vendin.



Më të lexuarat