Video/ Nisin tensionet, studentët përplasen me policinë në Tiranë

Pa Kategori

Publikuar: 18/10/2021

Video/ Nisin tensionet, studentët përplasen me policinë në Tiranë

Viti i ri akademik ka nisur me tensione në disa fakultete për shkak të vendimit të autoriteteve për të mos lejuar në auditore studentët pa certfikatë vaksinimi apo test COVID-i negativ.

Studentët pa këto dokumente nuk u lejuan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe kjo solli përplasje verbale mes tyre dhe punonjësve të sigurisë së fakultetit, të cilët kanë thërritur në ndihmë dhe efektivët e policisë.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Vlorë.

Ndërkohë, studentët e pavaksinuar në Tiranë nisën mbledhjen e firmave për kryerjen e testeve PCR falas.

Në disa universitete në vend, studentët janë lejuar të futen pa certifikatë vaksinimi apo test Covid-i, ndërsa në të tjera jo. Zëvendësrektori i Universitetit të Korçës, “Fan Noli”, në një dalje në media është shprehur se të edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë. Sipas Artur Adilit, ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.