Prapaskena

Shi dhe dëborë në fundjavë, temperaturat bien nën zero. Por ja çfarë parashikohet deri të premten

Publikuar: 18/10/2021

Kjo javë ka nisur me kthjellime dhe vranësira, por në orët e pasdites do të ketë një përmirësim të dukshëm të motit.

Siç thotë sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja për “Panorama”, nga dita e martë dhe deri të premten do të na shoqërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.

Këto ditë nuk parashikohen reshje shiu edhe pse vranësirat nuk do të mungojnë.

Dita e premte dhe fundjava risjell ndryshim total të situatës sinoptike duke qenë se do të kemi prani të masave ajrore të cilat janë nga veriu i kontinentit duke risjellë reshje shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas sinoptikanëve e shtuna dhe e diela do të ketë shira të konsiderueshme në Ultësirën Perëndimore si dhe reshje dëbore në zonat veriore dhe verilindore.

Sa i përket temperaturave të ajrit, gjatë javës deri të premten do kemi temperatura tipike të vjeshtës, ndërsa dita e shtunë dhe e dielë do sjellë rënie të ndjeshme duke bërë që në zonat malore të zbresin në vlerat negative dhe maksimalet nuk do jenë më shumë se 17 gradë.



Më të lexuarat