Sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike për biznesin e madh? Ja si përgjigjet Rama

Pa Kategori

Publikuar: 18/10/2021

Sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike për biznesin e madh? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama tha se nuk di të thotë se sa do ë rritet çmimi i energjisë elektrike për biznesin e madh.

I ftuar në emisionin “NOW”, Rama tha se çmimin e vendos Enti Rregullator e jo qeveria.

Këtë gjë nuk e vendosim ne, rritjen e çmimit e vendos Enti Rregullator, ne vendosim mburoja. Gjithsesi për momentin nuk mund të flasim për një rritje çmimi të energjisë elektrike. Siç e shikoni, nuk ka rritje çmimi,”- tha kryeministri.